Thursday, October 31, 2013

Nate pa Hene (This is my new inspiration…) Date 15 Gusht 2010

Eshte e mrekullueshme se si Zoti ka krijuar natyren ...
Cdo element i vetem natyror eshte shembulli me i paster i asaj se cfare na ndodh ne qenieve njerezore ne kete jete tokesore.
Dje, naten duke medituar , ulur ne kolltukun e rehatshem ne cep te ballkonit po veshtroja qiellin . Ishte qetesi, te gjithe po flinin, un po mendoja ...me syt qe ndonjeher turbulloheshin mes loteve te kripur te dhembjes e te mallit ...


Qielli nuk ishte aq i kthjellet sa eshte pasi ka rene shiu i rrembyeshem. Kishte disa re te bardha te shperndara, te cilat me lejonin te shijoja blune e thelle te qiellit plot yje ...

Yjet...eh sa me pelqen t'i veshtroj ata, akoma me shume te defrehem kur i shoh se si perpiqen te shkelqejne me shum se te tjeret.(Thua te kete edhe per ta ndonje lloj ceremonie ku shperndahen cmimet "OSCAR"). Secili me shkelqimin e tyre te magjishem me terheqin vemendjen.
Papritur ndonje re e vogel e bardhe vjen e i mbulon me ngadal sikur i thone eres qe fryn nga Lindja ne Perendim: "Jo nuk dua te ec perpara...Nuk dua t'ja prish kete spektakel rrezellites asaj vajzes qe din si ta jetoj e ta shijoj ate, nderkohe qe te tjeret flene te humbur ne thellesite mosperfillese te gjumit...", e un, ne pauzen time te soditjes , futem perseri ne mendime ...

Krahasoj paritur ate fenomen te sapo konstatuar me ate se cfare na ndodh ne njerezve ne jete:
Imagjinoni pak sikur secili yll te perfaqesonte nga nje qellim tonin. E ja, ku vijne rete (njerezit ose situatat)qe perpiqen te mbulojn ato qellime qe duam te arrijme. Por...  me pak durim ne mund te shohim  se si ato qellime  vazhdojne te shkelqejn per te ushqyer me rrezatimin e tyre shpresat tona.
Rete nuk rrin asnjeher ne nje vend, ato levizin ne varesi te shpejtesise se eres. Kur era fryn ngadale, te njejten gje bejne edhe rete. Ato levizin ngadale. Por, me durim, ne nuk do te kemi frik te presim derisa ato te zhvendosen duke na lejuar perseri te shohim yjet (qellimet) tona ,qe po shihnim pak me pare.
Fshij lotet e mi teksa mendja krahason kete gje. Buzet e mia te njomura nga lotet buzeqeshin. Me pas mendoj te argetohem duke bere nje krahasim tjeter...
Ajo qe me shtyn te bej kete krahasim eshte shkelqimi shumengjyresh i nje ylli te vogel. Sa i bukur qe ishte ... Mos!!! Reja po vjen drejt tij ?.... Joooo... Ne shpresen e nje shperberjeje te mundshme te rese, une pres.... Ne agoni pres...Me durim. Plot deshir e shpres te deshperuar pressss...
Papritur diku atje ne qiell me terheq vemendjen nje yll qe shndrit mrekullisht cuditshem, mendoja se do te binte, por jo....
Heyyyyy ai po leviz shpejt...mos ndoshta...eshte...Ha ha ha ...nje avion . Menjeher dallohet qe eshte avion. Ai shfaqet plot shkelqim (si disa njerez), porsa e kuptoj se shpejtesia e tij eshte e paperballueshme nga pritja ime e ngadalte e plot emocione, kthej koken perpara se te tundohem e te ndjek skllaverishem fluturimin qe pershkron ne qiell ai avion i zakonshem, si gjith te tjeret ... E  vetmja gjurme qe le pas eshte  ajo zhurme fantazmagorike qe jehon ne terrin e nates te ketij qyteti te pergjumur.
Lokalizoj me shikim vendodhjen  e yllit te vogel.
Mooooos...reja e kishte mbuluar ...
Ne melankoline e castit ky detaj i paperfillshem me lendon...Ul koken vajtueshem...
Ashtu si ne dashuri kur mendojm se gjejm "yllin e zemres", gezohemi e mbushemi plot iluzione.
E ja ,ku vjen goditja e par zhgenjyese. Kuptojm  qe eshte shuuuuum larg... por prap, presim me nje shpres te palogjikshme qe ylli te zbres, qe ne te mund ta kapim. Epo, jo, ylli qendron perher larg.
Me mallin qe digjet brenda meje, shpresa paradoksalisht e pashpres vazhdon ...
Kjo largesi qe ste jep te drejten te mbrohesh, e nderkoh ne mungesen e imunitetit vjen me e keqja, "ajo reja" e madhe qe e mbulon ate" yllin e vogel".
Zemres pefundimisht  i thyhen krahet e shpreses per tu ngjitur lart e bie posht ne realitet duke u thyer ...duke u bere copa-copa...
Tashme eshte vone ...
Njeriu me zemer te lenduar nuk guxon dot te ngrej koken e te pres deri sa reja te ike. S'eshte me ceshtje durimi...Njeriut i ka humbur cdo lloj grimce e ndjeshmeris per ate yll shumengjyresh e rrezellites.
Reja largohet...por, njeriut te lenduar koka i rendon poshte duke pare pellgun e loteve qe pikojn "litar" prej dhembjes se skajshme e zhgenjimit te pashpres.
Ndoshta , tashme ne ate liqen lotesh nje shpres e re mund te vij e te na mbeshtjell me mantelin e saj te bardh duke na kthyer ne nje mjellme perrallore qe duke notuar ne ate liqen lotesh, nje dite  te bekuar do mund te dallojm reflektimin ne siperfaqen e  liqenit...E do ta ngrejm koken perseri drejt qiellit duke pare sesi shkelqen i madh, i mrekullueshem e vetem per "ne", ylli me i madh e me i bukur ne syt "tane" plot shpres, qe perhere drejtohen drejt qiellit Blu e pa re ... Ateher shpresat e ringjallura ne zemren e re e plot dashuri do te riperterihen duke i shnderruar lotet "tane" ne ves lumturie permbi faqet tona qe shkelqejne te kuqe prej enderrave plot iluzion, plot jete. Ndoshta do te vij me ne fund ajo dit e bekuar...
Ndoshta...

No comments:

Post a Comment